Feronikeli 74 është kthyer kokulur nga Gjilani.
Skuadra nga Drenasi ka pësuar humbje në minutën e 90+2 me rezultat 2:1 nga Drita.
Zekolli në minutën e 12-të kaloi në epërsi “Niklin” por vendasit e barazuan rezultatin përmes Brojës (55’).
Në minutën e 64-të, Drita pati rastin më të mirë por Besnik Karsniqi shpërdoroi penalltinë duke gjuajtur jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 90+2, Arb Manaj me kokë sisguroi fitoren e Dritës.
Drita është kampion vjeshtor me 40 pikë e Feronikeli 74 është i fundit (i dhjeti) me 10 sosh.