Legjendat e Kosovës ishin në top lajmet kryesore të TV Beogradit: E shkelën dhe e shqelmuan pankartën me mbishkrimin Serbia Unike...

Futboll

Legjendat e Kosovës ishin në top lajmet kryesore të TV Beogradit: E shkelën dhe e shqelmuan pankartën me mbishkrimin Serbia Unike...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 dhjetor 2024 Në ora: 15:22
Nga e majta Xhevdet Muriqi, në mes Gani Llapashtica dhe djathtas Abdyl Bellopoja

Pranvera e vitit 1989, një ngjarje që nuk do të harrohet kurrë!

Skuadra me remone e futbollit Prishtina luante në konak të Kikindës, në kuadër të Ligës së Dytë Unike të ish Jugosllavisë.

Kjo ndeshje u luajt në pranverën e vitit 1989.

Kikinda i takon Vojvodinës por autonomia e kësaj krahine ishte suprimuar me forcë nga Serbia gjatë vitit 1989.

Legjendat e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, Gani Llapashtica e Abdyl Bellopoja, duke dalur në fushë në Kikindë, kishin bërë një gjest shembullorë, e hodhën në tokë pankartën dhe e shkelën e shqelmuan atë, duke iu treguar serbëve se Kosova është Kosovë dhe e shqiptarëve!

Gani Llapashtica thotë se kur e kanë pa se çka shkruan në pankartën e gjatë as që kanë menduar dy herë: “E kemi hedhur në tokë dhe e kemi shkelur me dy këmbë.

Serbët mbeten të habitur dhe u bë lajm kryesor në krejt Serbinë, tre lojtarët shqiptarë të Prishtinës përdhosen e shkelën pankartën në midis Kikindës”, tregon Llapashtica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Bellopoja kujton momentin dhe thotë se ka qenë në rrezik edhe siguria e tyre pa këtij veprimi.

“Lojtarët ishin duke dalur në fushë në ndeshjen kampionale ndaj Kikindës, propaganda e tyre e regjimit të tyre hyri edhe në sport. Neve na i dhanë transparenten me bartur e aty shkruante në gjuhën serbe, po e përkthejë në shqip: ‘Serbia unike, Jugosllavia unike’.

Neve nuk na konventonte me bartur atë, ata veç e kishin ndryshuar kushtetutën e Vojvodinës, edhe në Mal të Zi kishin ndryshuar kryesinë. i mbet veç Kosova -  ndryshim kushtetutën. Momentin nëse ne e mbanim këtë pankartë faktikisht ne u pajtonim me dhënien e Kosovës Serbisë.

Kjo ndodhi dy - tri javë para ndryshimit kushtetues – uzurpimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi serb.

E kemi ngrehur zhagas pankartën dhe e kemi shkelur me këmbë.

Krejt mediat e Beogradit dhe në Serbi u ngriten në këmbë, aq alarmuese u kanë, tre futbollistët e Prishtinës - nacionalistët, janë kundër Serbisë unike”, tregon Bellopoja. 

Në një moment ndërhynë legjenda Xhevdet Muriqi duke thënë: “Lajmi ka qenë kryesor në Beograd: ‘Nacionalizmi në qendër nga tre shqiptarët, tre lojtarët e Prishtinës’.

Llapashtica e Muriqi u takuan pas 30 viteve në Prishtinë.

“Jemi ardhur këto ditë në Prishtinë, duke iu falënderuar kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai, nuk po na harron, na ftoi në ceremonia e spotistëve të Vitit 2024. I jemi falënderues e mirënjohës Ademit”, thotë Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat