Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, është ringjallur pasi ka shënuar pesë gola në dy ndeshje të njëpasnjëshme kundër Crystal Palace.
Arsenali u përball dy herë këtë javë me Crystal Palace, një herë në çerekfinalet e Carabao Cup dhe një herë në Premier League.
Jesus shënoi pesë gola në ato dy ndeshje, duke përfshirë një tregolësh në fitoren 3-2 të Topçinjve në Kupë.
Sulmuesi brazilian shënoi një dygolësh në takimin e tyre në kampionat të shtunën, në një fitore 5-1.
Jesus u sugjerua të largohej nga Arsenali në sesionet e ardhshme të merkatos, por forma e tij tani mund të inkurajojë Mikel Arteta që ta mbajë atë në Emirates Stadium.
Duke folur për mediat, Jesus tha:
“Është fantastike të rikthehem në skuadër, duke luajtur më shumë. Arsenali është një klub i madh dhe unë e di presionin si numër nëntë këtu. Kur luaj me një buzëqeshje në fytyrë, gjithçka është ndryshe”.