Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, shpreson që Ange Postekoglu të fitojë një trofe te Totenhem, por jo Kupën e Ligës, duke parë se të dyja skuadrat përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale.
“Ndeshje interesante, por çdo short do të kishte qenë interesant. E vlerësoj stilin e Totenhemit. Unë vij nga Holanda, por kam parë shumë programin përmbledhës të fundjavës. Ata kanë pasur Gaskoin, Hodëll, Bejl. Ata kanë qenë gjithmonë një markë e caktuar futbolli për mua dhe kanë pasur një identitet të sigurt dhe Ange ua kthen plotësisht atë identitet.
Çdo herë është kënaqësi t’i shikosh, herë pas here rezultatet shkojnë kundër tyre, por ata janë një nga skuadrat që mundin Sitin. Unë shpresoj që Ange të fitojë një trofe. Jo Kupën e Ligës, por unë jam plotësisht një tifoz i ekipit të tij për Ligën e Europës. Është një privilegj të kesh abonimin vjetor në stadiumin e tyre dhe të jesh një tifoz i tyre për momentin, sepse ata janë një stil loje të shkëlqyer”.
“Reds”- at kanë humbur disi avantazhin në kryesimin e Premier Ligës, por trajneri thotë se ata janë vetëm në gjysmën e rrugës. “Siç e kam thënë në tre apo katër muajt e fundit, gjykoni tabelën pas 19 ndeshjeve, sepse atëherë të gjithë kanë luajtur të njëjtët kundërshtarë.
Ndoshta kemi pasur pak fat, për shembull Arsenali kishte shumë kartonë të kuq në fillim të sezonit, prandaj humbën pikë. Tani ne kemi marrë një karton të kuq dhe kemi humbur pikë. Tani kemi Totenhemin jashtë, të cilin Arsenali e kishte në fillim të sezonit, Çelsi ka luajtur tashmë atje. Duhet të shohësh jo ku je tani, por ku je në fund të sezonit”.