Futbollisti Enhar Cakolli ndihet sikur në qiellin e shtatë për fitoren e Ferizajt, me rezultat 3:1 ndaj Gjilanit.
Cakolli shënoi golin e dytë për Ferizajn, gol që e bën të lumtur në fakt që ikën nga pozita e parafundit në tabelën e elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj përfundoi në vend të tetë me 21 pikë pas javës së 18-të të stinorit vjeshtor.
Mbrojtësi Cakolli tha se fitorja ndaj Gjilanit është një moment i veçantë.
“Fitorja kundër SC Gjilanit ishte një moment i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ishte një ndeshje ku treguam shpirt luftarak, disiplinë dhe dëshirë të madhe për të fituar”, - thotë Cakolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Cakolli është krenar me pikët e plota që ndalën në stadiumin prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj: “Jam krenar që pata mundësinë të kontribuoj me një gol.
Kjo fitore është rezultat i punës së palodhur nga i gjithë ekipi, stafit teknik dhe mbështetjes së zjarrtë të tifozëve tanë.
Jemi të fokusuar dhe të motivuar të vazhdojmë edhe ne gjysmë sezonin tjetër me këtë ritëm”.
Atmosfera në taborin ferizajas është shumë e mirë.
Synimi i kësaj skuadre është që në stiorin pranveror rë ikin edhe nga zona e barazhit dhe të janë në pjesën e epërme të tabelës.
“Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe na jep energji për të përballuar çdo sfidë që na del përpara. Jemi optimistë dhe të gatshëm të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke luftuar deri në fund për të arritur qëllimet tona dhe për të bërë krenarë të gjithë ata që na mbështesin”, ka përfunduar Cakolli.