Ish kapiteni Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave

Futboll

Ish kapiteni Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 16:47
Lorik Cana

Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit, ka zgjedhur dy figura madhore të historisë politike shqiptare si politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Për periudhën e Rilindjes Kombëtare, Cana zgjodhi Mid’hat Frashërin, shkrimtarin, politikanin dhe veprimtarin e shquar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në promovimin e çështjes shqiptare.

Ndërsa për kohën moderne, Cana vendosi të nderojë Ibrahim Rugovën, liderin vizionar dhe strateg të Kosovës, i cili udhëhoqi popullin e tij me mençuri dhe përkushtim drejt konsolidimit të identitetit kombëtar dhe pavarësisë së vendit.

“Do e marr një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova,” deklaroi Cana gjatë një interviste në emisionin “Oxygen,” ku u pyet për politikanin shqiptar që ai vlerëson më shumë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat