Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit, ka zgjedhur dy figura madhore të historisë politike shqiptare si politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Për periudhën e Rilindjes Kombëtare, Cana zgjodhi Mid’hat Frashërin, shkrimtarin, politikanin dhe veprimtarin e shquar, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në promovimin e çështjes shqiptare.
Ndërsa për kohën moderne, Cana vendosi të nderojë Ibrahim Rugovën, liderin vizionar dhe strateg të Kosovës, i cili udhëhoqi popullin e tij me mençuri dhe përkushtim drejt konsolidimit të identitetit kombëtar dhe pavarësisë së vendit.
“Do e marr një më të hershëm dhe një më të vonshëm. Mid’hat Frashëri dhe Ibrahim Rugova,” deklaroi Cana gjatë një interviste në emisionin “Oxygen,” ku u pyet për politikanin shqiptar që ai vlerëson më shumë në histori.