Festival golash në “Bernabeu”, Reali fiton bindshëm ndaj Sevillas
Real Madridi ka arritur një fitore të madhe në “Santiago Bernabeu”.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e ka mposhtur bindshëm Sevillan, me shifrat prej 4-2.
Fillimisht, serinë e golave e hapi Real Madridi me anë të Kylian Mbappes, i cili shënoi një supergol nga jashtë zonës së rrezikshme.
Pas 10 minutave, në atë të 20-tën, tjetër gol të bukur shënoi Federico Valverde, që e tronditi portierin kundërshtar.
Pak mbi 30 minuta lojë, Rodrygo doli në skenë, duke shënuar për 3-0, pas asistimit nga Lucas Vazquez.
Mirëpo, Sevilla arriti ta ngushtojë epërsinë në 3-1, vetëm pas disa sekondash, me anë të Isaac Romero.
Mëë të nisur pjesa e dytë, Real Madridi e shtoi presionin edhe më shumë, duke shpërdoruar raste të shumta.
Megjithatë, një të tillë s’e humbi Brahim Diaz që shënoi në minutën e 52-të për 4-1.
Në 10 minutat e fundit, loja e Real Madridit ra dukshëm, me Sevillan që shënoi edhe golin e dytë, kësaj here përmes Lukebakios.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në 40 pikë në vendin e dytë në tabelë, një më pak se Atletico që kryeson tabelën.
Vendi i tretë i përket Barcelonës me 38 pikë.