Belajdi Pusi vazhdon të jetë protagonist në kampionatin e Azerbajxhanit, ku aktualisht vesh fanellën e Shamakh.
Sulmuesi i cili doli nga radhët e Vllaznisë, por spikati me fanellën e Skënderbeut, sot ka shënuar golin e tij të katërt të sezonit.
Në ndeshjen ndaj Sabah Baku, Pusi i cili ishte titullar, u tregua i aftë në pjesën e dytë që të devijonte me kokë në rrjetë një goditje këndi duke lënë të shtangur portierin.
Kështu, ai i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 skuadrës e cila më pas fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1 për t’iu larguar përfundimisht zonës së rrezikshme të tabelës dhe qëndron në mesin e artë.