"Ata njihen mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, e dinë se kur të presin, kur të bëjnë presion dhe si ta menaxhojnë ndeshjen”
"Ndeshja e nesërme kundër Interit është një ëndërr, ne jemi këtu dhe duhet të luftojmë për të luajtur një ndeshje të madhe kundër një skuadre të madhe. Nëse jo më e forta në Evropë, Interi është sigurisht ndër tre skuadrat më të forta", tha Cesc Fabregas, trajneri i Como-s në prag të ndeshjes kundër zikaltërve.
"Ata njihen mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, e dinë se kur të presin, kur të bëjnë presion dhe si ta menaxhojnë ndeshjen.
Çdo ndeshje përgatitet me vëmendje të madhe dhe mentalitetin e dëshirës për të marrë pikë.
Për ne nesër është një mundësi tjetër dhe ne e dimë se duhet të luftojmë për të luajtur një ndeshje të madhe”.