Urgjencë në mbrojtjes për Interin në prag të ndeshjes së kampionatit në San Siro kundër Como-s. Stefan De Vrij dhe Matteo Darmian nuk janë në maksimumin e tyre, të dy me problem në gju. Holandezi ka marrë një goditje dje në stërvitje, italiani ka ende një gju të fryrë pas një kontakti në ndeshjen ndaj Udineses.
Inzaghi, i cili provoi një repart mbrojtës me Bastonin në qendër me Bisseck dhe Carlos Augusto nga krahët, do të vendosë nëse do të thërrasë de Vrij dhe Darmian vetëm në minutën e fundit. Lajmi i mirë vjen nga Barella, i cili ka punuar me shokët e tij të skuadrës dhe gjithashtu mund të vendoset si titullar.
Ka një balotazh për Frattesi për një vend në mes të fushës me Calhanoglu dhe Mkhitaryan, me Dumfries dhe Dimarco në krahët. Dyshja Lautaro-Thuram në sulm.
“Jemi në një moment ku kemi mungesa. De Vrij dhe Darmian patën disa probleme sot, ata nuk janë në dispozicion, do i vlerësojmë nesër në mëngjes. Jemi pa katër mbrojtës, nëse nuk janë aty, do të vlerësojmë se kush do të jetë qendërmbrojtësi dhe partnerët e tij. Ne po përpiqemi t'i bëjmë Pavard dhe Acerbi të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur”