Vora flirton me fitoren në një fushë të vështirë, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në transfertë përballë Pogradecit. Mbyllet në barazim 1-1 sfida, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Ruzgis, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat, por vendasit arrijnë që të barazojnë shifrat në fundin e takimit me Beckën. Goli u verifikua në VAR (pasi pretendohej pozicion jashtë lojë) dhe u akordua si i rregullt.
Liqenorët kanë luajtur më mirë, sidomos në 60 minutat e para të takimit, por pa arritur që të finalizojnë rastet e krijuara. Mbyllet në barazim 1-1.
Pavarësisht kësaj ndalese, Vora mbyll vitin 2024 në krye të Kategorisë së Parë, e vetme në kuotën e 41 pikëve.