Kategoria Superiore ka mbyllur vitin 2024 me ndeshjen e fundit të javës së 19, atë mes Teutës dhe Bylisit, që ka përfunduar me një barazim pa gola.
Skuadrat luftonin për fitoren që të shkonin pak më të qetë në pushimin e kampionatit dhe dëshira nuk mungoi, pasi dhuruan luftë sportive.
Por as vendasit dhe as miqtë nuk ia dolën të tundin rrjetën në këtë duel, ku Hasanbelli nga një anë dhe Tafas në tjetrën u bënë vazhdimisht protagonistë.
Kësisoj, të dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë, që nuk ndryshon pozitat e tyre në klasifikim, ndonëse tani ballshiotët kanë arritur Tiranën në kuotën e 18 pikëve.