Ndryshimi i drejtuesve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kanë sjellë edhe një lëvizje të papritur që ka lidhje me futbollin në Superiore, më saktësisht me klubin e Tiranës.
Pas zgjedhjes së Masar Omeragiç si presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ky i fundit ka emëruar menjëherë ikonën e futbollit maqedonas, Goran Pandev, si drejtorin sportiv të të gjithë ekipeve përfaqësuese, për të koordinuar punë e tyre.
Ndërkohë, Omeragiç ka caktuar si këshilltarë të tij ish-futbollistin Ilija Najdoski dhe njëkohësisht Agim Ibraimin. Ata do të jenë pjesë e stafit të presidenti të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Tani mbetet të mësohet nëse Ibraimi do të vazhdojë të jetë paralelisht edhe drejtor sportiv te Tirana, apo do të largohet nga ky post që ka mbajtur që nga vera.