Atalanta me mund të madh ndali tre pkë dhe ruan hapin në luftë për titull në Itali.
Atalanta e ka mposhtur në frymën e fundit me rezultat 3:2 Empolin, në takimin e javës së 16-të në Serie A.
Berat Gjimshiti për Atalantën dhe Ardian Ismajli për Empolin, janë paraqitur nga minuta e parë.
Gjimshiti është zëvendësua në minutën e 70-të.
Për Atalantën shënuan De Ketelaere (24' e 86') dhe Lookman (45+1') e për udhëtuesit Colombo (13') e Esposito Se. (56' - nga penalltia).
Atalanta kryeson me 40 pikë e ka dy më shumë se Napoli dhe Empoli renditet në pozitën e 11-të me 19 pikë.