Mo Salah ka krijuar një rekord të ri në Premier League falë shfaqjes së tij në fushë gjatë fitores së Liverpoolit ndaj Tottenham Hotspur.
Klubi i Liverpoolit do të jetë në krye të tabelës pas një fitoreje 6-3 në transfertë kundër klubit të Veriut të Londrës dhe tani ka katër pikë avantazh ndaj Chelseat në vendin e dytë.
Luis Diaz shënoi golin e parë për ekipin e Arne Slot, para se Alexis Mac Allister të dyfishonte avantazhin, ndonëse James Maddison uli diferencën ndërkohë që po afronte fundi i pjesës së parë.
Por, Dominik Szoboszlai i dha përsëri Liverpoolit një avantazh dy-golësh në kohën shtesë të pjesës së parë.
Salah shënoi një dopietë në pjesën e dytë, ndërsa Liverpool shënoi gjithsej gjashtë gola në transfertë, me Dejan Kulusevski dhe Dominic Solanke që shënuan golat e dytë dhe të tretë për Spurs në 20 minutat e fundit, para se Diaz të shënonte golin e tij të dytë për të siguruar golin e gjashtë të vizitorëve ndërsa mbyllej ndeshja.
Salah po tregon përsëri se është figurë kyçe Liverpoolit këtë sezon, ashtu siç ka qenë që nga momenti kur u bashkua me klubin nga Roma në vitin 2017.
Salah aktualisht është pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe, duke folur muajin e kaluar, futbollisti egjiptian beson se është më afër largimit sesa qëndrimit te klubi.
Ai tha: “Jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë asnjë ofertë për të qëndruar te klubi, [prandaj] jam ndoshta më shumë jashtë sesa brenda.
“E dini që kam qenë te klubi për shumë vite. Nuk ka klub si ky. Por në fund nuk është në duar të mia. Siç kam thënë më parë, është dhjetor dhe ende nuk kam marrë asgjë për të ardhmen time.
“E dua publikun. Publiku më do. Në fund, nuk është në duar të mia apo të tifozëve. Le të presim dhe të shohim. Sigurisht që [nuk marrja e një oferte është zhgënjyese], po.
“Nuk do të tërhiqem shpejt, kështu që po luaj, duke u përqendruar në sezon dhe duke u munduar të fitoj Premier League-n dhe shpresoj gjithashtu edhe Ligën e Kampionëve. Jam i zhgënjyer, por do të shohim.”
Do të mbetet për t’u parë nëse Salah do të qëndrojë te Liverpool përtej këtij vere, duke qenë se lojtari mund të nënshkruajë një marrëveshje paraprake me klube jashtë vendit që nga fillimi i janarit.
Por nëse ky do të jetë sezoni i tij i fundit te Anfield, Salah ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm me fitoren ndaj Spurs.
Duke shënuar dy gola, si dhe duke ofruar asiste për golin e Szoboszlai dhe golin e dytë të Diaz, Salah ka bërë histori duke u bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon 10 gola dhe jep 10 asiste para Krishtlindjeve.