Llapi nuk është se po kalon një moment shumë të mirë në kampionat.
Së fundmi, pas kaq shumë ndeshjesh pa rezultate pozitive, drejtuesit e skuadrës nga Kosva kanë vepruar.
Ata kanë shkarkuar të gjithë ndihmës-trajnerët. Kjo ka ndodhur me konsensus. I vetmi që nuk ikën është Tahir Batatina.
Tekniku i llapjanëve nuk lëviz nga ekipi çfarëdo që të ndodh.
Kujtojmë që para disa ditësh, Batatina mori një licencë në Tiranë pranë FSHF-së. Mirëpo, as kursi nuk po i shërben për të rikthyer Llapin lart. E habitshme sesi trajneri në ‘Albi Mall’ Superliga po arrin të mbajë vendin në pankinë.
"KF Llapi njofton se, me marrëveshje të dyanshme dhe në dakordësi mes klubit dhe trajnerëve, është vendosur të mbyllet bashkëpunimi me ndihmëstrajnerin Burim Shala, trajnerin kondicional Arsim Tërshani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli. Ky vendim është marrë pas analizës së bërë mes drejtuesve të klubit dhe stafit të trajnerëve dhe nuk ka të bëj në asnjë aspekt me shkarkim.
Falënderojmë përzemërsisht Burim Shalën, Arsim Tershanin dhe Diamant Kadriollin për kontributin dhe përkushtimin e tyre gjatë kohës që ishin pjesë e klubit tonë, dhe ju urojmë suksese në të ardhmen. Kontributi i tyre ishte shembull për klubin pasi që puna e tyre profesionale ka bërë që klubi të arrij suksesin si nënkampion sezonin e kaluar, ndonëse këtë sezon gjërat nuk shkuan siq kemi pritur.
KF Llapi poashtu dënon dezinformatat e publikuara nga faqja Dueli Sportiv, e cila ka raportuar në mënyrë të pavërtetë se këto largime janë bërë me vendim të kryetrajnerit Tahir Batatina. Për sqarim, vendimi është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim mes klubit dhe trajnerëve.
U bëjmë thirrje mediave që të raportojnë me profesionalizëm dhe të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që dëmtojnë imazhin e klubit dhe të trajnerëve në fjalë.
Faleminderit dhe çdo të mirë për ju, Burim, Arsim dhe Diamant, dyert e KF Llapi do jenë të hapura gjithmonë për njerëz si ju", ka njoftuar Llapi.