Ish-portieri i Tiranës, Ilion Lika ka folur për fitoren e Atalantës 3-2 me Empolin, që arrin një shifër të jashtëzakonshme prej 11 fitoresh.
Lika lavdëron paraqitjen e Ismajlit, si dhe të Empolit që tregon forcën e madhe, çka shumë pak e prisnin sot ndaj klubit të Gjimshitit. Legjenda e portës bardheblu ka fjalë edhe për Lookman, që u shpall ‘Lojtari më i Mirë i Vitit”, sa i takon Afrikës.
“Empoli ka treguar se di të qaset ndaj të mëdhajave.
Ismajli bëri paraqitje shumë të mirë. Kjo ishte ajo që nuk e prisnin shumë veta, një paraqitje dinjitoze të Empolit.
Fitorja e Atalantës ishte e pritshme. E merituan të fitonin. Kanë një ecuri shumë të mirë, prej 11 ndeshjesh.
Lookman është një lojtar tejet cilësor. De Keteleare s'e kam parë kurrë kaq mirë.”, u shpreh Lika.