Legjenda bardheblu e portës vëren paraqitjen dinjitoze të Ismajlit

Futboll

Legjenda bardheblu e portës vëren paraqitjen dinjitoze të Ismajlit

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 20:35
Ilion Lika - në mes

Ish-portieri i Tiranës, Ilion Lika ka folur për fitoren e Atalantës 3-2 me Empolin, që arrin një shifër të jashtëzakonshme prej 11 fitoresh.

Lika lavdëron paraqitjen e Ismajlit, si dhe të Empolit që tregon forcën e madhe, çka shumë pak e prisnin sot ndaj klubit të Gjimshitit. Legjenda e portës bardheblu ka fjalë edhe për Lookman, që u shpall ‘Lojtari më i Mirë i Vitit”, sa i takon Afrikës.

“Empoli ka treguar se di të qaset ndaj të mëdhajave.

Ismajli bëri paraqitje shumë të mirë. Kjo ishte ajo që nuk e prisnin shumë veta, një paraqitje dinjitoze të Empolit.

Fitorja e Atalantës ishte e pritshme. E merituan të fitonin. Kanë një ecuri shumë të mirë, prej 11 ndeshjesh.

Lookman është një lojtar tejet cilësor. De Keteleare s'e kam parë kurrë kaq mirë.”, u shpreh Lika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat