Këtë të shtunë, Real Zaragoza ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, arriti një fitore të vështirë 1:0 ndaj Racing de Ferrol , por fundi i ndeshjes la një imazh që njollosi rezultatin.
Një sherr mes trajnerëve të të dyja skuadrave që kërkoi ndërhyrjen e Policisë Kombëtare në La Romareda, është duke bërë xhiron e rrjetit.
Gjithçka nisi pas fishkëllimës së fundit, kur trajnerët e të dyja skuadrave, Kristobal Parralo i Racing de Ferrol dhe David Navarro i Real Zaragoza, iu afruan asaj që dukej si një shtrëngim duarsh i zakonshëm mes trajnerëve.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur. Në vend të një gjesti përzemërsie, Parralo dhe Navarro u përballën me njëri-tjetrin, duke i afruar disa milimetra fytyrat e tyre. Tensioni ishte i tillë që, në një shpërthim të papritur zemërimi, trajneri i Racing de Ferrol sulmoi Navaron me një goditje me kokë.
Trajneri i Keidi Bares, iu përgjigj sulmit me një shuplakë në tentativë, e cila shkaktoi kaos në fushë dhe detyroi ndërhyrjen e Policisë Kombëtare dhe anëtarëve të të dy stolave.