Trajneri i lojtarit shqiptar goditet me kokë nga kundërshtari

Futboll

Trajneri i lojtarit shqiptar goditet me kokë nga kundërshtari

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 21:36
Pamje

Këtë të shtunë, Real Zaragoza ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, arriti një fitore të vështirë 1:0 ndaj Racing de Ferrol , por fundi i ndeshjes la një imazh që njollosi rezultatin.

Një sherr mes trajnerëve të të dyja skuadrave që kërkoi ndërhyrjen e Policisë Kombëtare në La Romareda, është duke bërë xhiron e rrjetit.  

Gjithçka nisi pas fishkëllimës së fundit, kur trajnerët e të dyja skuadrave, Kristobal Parralo i Racing de Ferrol dhe David Navarro i Real Zaragoza, iu afruan asaj që dukej si një shtrëngim duarsh i zakonshëm mes trajnerëve. 

 Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur. Në vend të një gjesti përzemërsie, Parralo dhe Navarro u përballën me njëri-tjetrin, duke i afruar disa milimetra fytyrat e tyre. Tensioni ishte i tillë që, në një shpërthim të papritur zemërimi, trajneri i Racing de Ferrol sulmoi Navaron me një goditje me kokë.  

Trajneri i Keidi Bares, iu përgjigj sulmit me një shuplakë në tentativë, e cila shkaktoi kaos në fushë dhe detyroi ndërhyrjen e Policisë Kombëtare dhe anëtarëve të të dy stolave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat