Shkëndija e Haraçinës prezantoi talentin Fikret Livareka

Futboll

Shkëndija e Haraçinës prezantoi talentin Fikret Livareka

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 21:54
Shkëndija e Haraçinës

Fikret Livareka do të luaj për Shkëndijën e Haraçinës. Talenti 19-vjeçar largohet nga Osogovo për t’iu bashkuar Shkendijës së Haraçinës, kampionit dimëror në Ligën e Tretë-Veri.

Livareka ka shënuar 4 gola në 15 ndeshje në Ligën e dytë, ndërsa ka luajtur edhe për ekipet e të rinjve të Shkupit, Rabotniçki e të tjerë.

"Fikret Livareka, prurja e re e KF Shkëndija 77

Klubi futbollistik KF Shkëndija 77 mirëpret mesfushorin e talentuar Fikret Livreka si prurjen më të re në ekipin tonë. Livareka, i lindur më 04.09.2005, është një lojtar premtues që ka qenë pjesë e ekipit U-18 të Maqedonisë së Veriut dhe vjen nga ekipi i Osogoves, i cili garon në Ligën e Dytë gjithashtu Livareka ka qenë edhe pjesë e FK Skopje që vjen nga Liga e Dytë

Livareka ka nënshkruar një marrëveshje 6-mujore me mundësi vazhdimi, dhe besojmë se do të sjellë kualitet dhe energji të re në mesfushën tonë", ka njoftuar klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat