Masar Omeragiq është zgjedhur sot për president të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Në ekipin e tij ka shumë ikona të futbollit të Maqedonisë së Veriut si Goran Pandev, Agim Ibraimi, Ilija Najdoski, Gjorgi Hristov… janë pjesë e strukturave drejtuese të FFM-së.
“Bëmë zgjedhjen e duhur. Udhëheqja është për njerëzit me vizion dhe vendosmëri. Po vijnë ditë më të mira për futbollin e Maqedonisë”, tha Agim Ibraimi.
“Masar Omeragiq është zgjidhja më e mirë për pozitën e presidentit të FFM-së.
I uroj durim dhe suksese në rrugën përpara për futbollin e Maqedonisë”, tha Goran Pandev.