Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më të madhe në vendin tonë.
Kështu, Drilon Ganiu, është zgjedhur për sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ganiu më herët ka qenë zëvendëssekretar i FFM-së dhe vjen në vend të Natalija Ilievska-Bozhinovska.
Ndërkohë me propozim të kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit Drejtues të FFM-së, Marjan Stojkovski nënkryetar I FFM-së në vend të Llazar Rakixhiev, legjenda e futbollit maqedonas, Goran Pandev është emëruar drejtor sportiv i të gjitha përfaqësueseve të Maqedonisë, kurse Agim Ibraimi dhe Ilija Najdoski janë emëruar këshilltarë në zyrën e kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq..