Lulzim Bërsheni, ish-futbollist i Vllaznisë dhe “Loulis” i Panionios ka folur në ABC. Ish-lojtari i njohur për arratisjen në vitet 80-të në Athinë ka komentuar traditën e Mjeshtërisë Sportive dhe ka zbuluar pse është tifoz me Atleticon, një gjë e rrallë për vendin tonë. Lulzimi ka shkëlqyer me klubin e vogël të Athinës, më saktë në Nea Smyrni, Panionios ku i ngjitën dhe një pseudonim grek.
“Shkolla e Mjeshtërisë vazhdon akoma. Kam kujtime që aty.
Është me shumë vlerë për futbollin shiqptar. Që aty kanë dal shumë talenta. Ermal Tahirin e kam vëlla, e përqafoj. E njoh prej vitesh.
Bëjnë mirë të rinjtë të shkojnë në shkollën e Mjeshtërisë Sportive. Emra si Mersini etj, kanë dal që aty.
Jam tifoz i flaktë i Atletico. Shumë më pyesin si ka mundësi që u bëre me Atleticon. U bëra prej djalit”, u shpreh Bërsheni.