Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” komentoi largimet nga kampionati shqiptar.
Matraxhiu: “Ma gjeni një lojtar që ka shkuar në Ukrainë dhe ka bërë namin atje.
Nuk e kuptoj se ç’është ky entuziazëm për një transferim në Ukrainë?
Ata kanë pasur oferta nga kampionate të tjera dhe nuk janë lejuar në atë kohë, unë e kuptoj se pse transferohen në Ukrainë”.