Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, po përballet me një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij.
Humbja 2-0 në “Villa Park” ndaj Aston Villës ishte humbja e 10-të e tij me Cityn këtë sezon, duke vënë në rrezik pozitat e tij.
“Ne thyem të gjitha rekordet, tani fillojmë me rekorde të tjera nga ana tjetër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Guardiola.
Aktualisht, Manchester City është në vendin e 7-të në Premier League me 27 pikë, pas humbjes së fundit.