Monza ka konfirmuar shkarkimin e Alessandro Nesta-s dhe sipas “Sky Sport Italia”, Salvatore Bocchetti është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mbrojtësin e Milanit.
“AC Monza njofton se Alessandro Nesta është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në deklaratën e klubit italian. Klubi falënderon trajnerin për përpjekjet e tij dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen”, thuhet tutje në komunikatë.
Monza qëndron në fund të tabelës së Serie A me 10 pikë në 17 ndeshje. Dy raundet e ardhshme janë kundër rivalëve të drejtpërdrejtë Parma dhe Cagliari, ndaj Monza do të emërojë një trajner të ri për të rritur motivimin e ekipit përpara ndeshjeve vendimtare.
Nesta kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 në “U-Poëer Stadium” verën e kaluar. Sipas “Sky Sport Italia”, Monza ka identifikuar tashmë një zëvendësues për Nestan dhe ai është ish-trajneri i Veronas, Bocchetti, i cili thuhet se po finalizon marrëveshjen.