Dëmtimi i Saka ka shqetësuar tejmase Arsenalin. Në konferencë për shtyp, trajneri i londinezëve, Mikel Arteta tha se sulmuesi do të jetë jashtë fushe për disa javë.
“Ky nuk është një lajm i mirë.
Ai do të jetë jashtë për disa javë. Është një goditje e rëndë, për ne do të jetë një sfidë të luajmë pa të”- tha ai.
Saka do të mungojë për Boxing Day dhe për takime të rëndësishme si ato ndaj Manchester United apo Aston Villa.