Fiorentina pësoi disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Vendasit nga Firenze realizuan të parët me Kean, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 8-të.
Mysafirët e Udines u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysën llogaritë.
Lucca vendosi ekuilibrat ndërsa francezi Thauvin dërgoi në festë tifozët e Udineses.