Presidenti i Interit Giuseppe Marotta ka thumbuar ribalin lokal, Milanin duke iu përgjigjur kështu komenteve të pronarit të Milanit, Cardinale, pasi ai sugjeroi se Interi fitoi Scudetton me koston e 'falimentimit' – duke iu referuar faktit që Suning dështoi të shlyente borgjet te kompania amerikane “Oaktree” që sot zotëron Interin.
“Nuk doja të komentoja, por tani e ndjej se është detyra ime të përgjigjem”, tha Marotta.
“Këto janë pohime të pavend, që tregojnë mungesë respekti për prestigjin dhe imazhin e klubit. Unë mendoj se Cardinale u hutua pak. Është e vërtetë që në vitet e mëparshme aksioneri ynë i shumicës kishte disa vështirësi financiare, por ata tashmë ishin të shoqëruar nga Oaktree – i cili sot zotëron klubin dhe vendos udhëzimet për të ecur përpara. Mënyra se si është drejtuar Interi është krejtësisht ndryshe. Ne i përmbahemi udhëzimeve të Fair Play-it Financiar, licencave kombëtare që janë shumë të ngurta edhe për kriteret ekonomike, dhe kanë kaluar nga humbjet prej 246 milionë euro në vetëm 46 milionë euro vitin e kaluar, në një sezon ku fituam edhe Scudetton dhe Superkupën Italiane. Duke parë se si jemi në Krishtlindje, le të theksojmë gjithashtu se jemi i vetmi klub në qytetin e Milanos që kemi dy yje në fanellat tona.”, ka thënë Marotta.
Një yll i jepet gjithmonë çdo klubi që fiton 10 tituj të Serisë A, kështu që ndërsa Interi është tani në 20, Milani mbetet në 19.