Bayern-Musiala, afër rinovimi i kontratës

Futboll

Bayern-Musiala, afër rinovimi i kontratës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:57
Jamal Musiala.

Katërmbëdhjetë gola dhe gjashtë asistime në 22 ndeshje me Bayern Munich për Jamal Musiala.

21-vjeçari bashkë me Florian Wirtz e Bayer Leverkusenit konsiderohen dy talentët më të mirë në futbollin gjerman.

Musiala me ‘Bavarezët’ ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe negociatat për rinovimin e kontratës së re me Bayernin kanë nisur prej disa kohësh.

Ylli i klubit nga ‘Alianz Arena’ duke folur në një intervistë për ‘Seddeutsche Zeitung’, e ka lënë të hapur mundësin e zyrtarizimit të kontratës me ‘Bavarezët’ pas Krishtlindjeve.

“Le të shpresojmë”, ka thënë Musiala.

“Për mua është e rëndësishme të ndihem rehat dhe të jem në gjendje të argëtohem në fushë”, ka theksuar ai.

“Ne duhet të jemi konkurrues dhe gjithashtu të luajmë për trofeun e Ligës së Kampionëve”, ka pohuar Musiala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat