Naftëtari nuk po zhvillon një sezon të mirë këtë sezon futbollistik në Kategorinë e Dytë.
Ekipi nga Kuçova ndodhet momentalisht në vendin e 8-të në tabelë me 11 pikë të grumbulluara.
Megjithatë, një nga notat pozitive të ekipit ka qenë portieri Kadri Birja. Gardiani 35-vjeçar nuk njeh moshë, teksa vazhdon të japë kontributin e tij në futbollin shqiptar, këtë herë në Kategorinë e Dytë.
Pikërisht për këto performanca Birja ka fituar vëmendjen e ekipeve të Kategorisë së Parë. Mësohet se 3 ekipe të Kategorisë së Parë po lëvizin për të siguruar shërbimet e portierit.
Ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Në ditët në vazhdim pritet një takim ‘kokë më kokë’ me drejtuesit e Naftëtarit, për të vendosur për të ardhmen.