Enzo Fernandez, mesfushori i Chelseat, ka folur për ESPN për sezonin e mirë që po kalojnë londinezët dhe për vështirësitë sezonit të kaluar:
“Kur mbërrita ishte shumë e vështirë, por në përgjithësi ishte viti im i parë e gjysmë këtu: ndryshime trajnerësh, klubi nuk po shkonte mirë, dëndime personale. Arrita t’i kapërcej dhe bëmë disa gjëra të shkëlqyera”.
A ishte një barrë të paguhesh më shumë se kushdo tjetër në historinë e Chelseat?
“Nuk më ka ndikuar, jam munduar ta marr me përgjegjësi, me qejf, pa presion, nuk jam kënaqur me atë që kam treguar, pastaj jam dëmtuar, kanë ndodhur shumë gjëra negative, jam munduar të eci përpara, por sot ndihem shumë mirë, ashtu si edhe ekipi dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”.
A është ky momenti i juaj më i mirë?
“Në nivel personal u ndjeva shumë rehat, ekipi tregoi një karakter shumë të fortë, gjithmonë duke punuar dhe me përulësi, kështu që mund të arrish gjëra të mëdha.
“Nuk kam ndryshuar asgjë, kam ndjekur gjithmonë të njëjtën linjë, kam vazhduar të stërvitem, duke u përpjekur të jem në dispozicion kur të vinte radha ime. Po mësoja pozicionin në të cilin duhej të luaja, me kalimin e kohës mësova të kuptoja idenë e trajnerit, por ka ende shumë për të bërë”.
– Çfarë ndikoi në ecurinë negative në të kaluarën?
“Nuk u ndjeva shumë mirë fizikisht, nuk pata një para-sezon të mirë për shkak të Copa America, nuk pata shumë pushime… Ishte një kombinim i gjërave”.
Çfarë solli Maresca?
“Ai më shpjegoi se çfarë donte dhe fillova të kuptoja idenë, duke lexuar ndeshjen. Ai vërtet më besoi mua”.
Çfarë të bën më të lumtur?
“Unë jam gjithmonë i lumtur kur ekipi luan mirë dhe fiton, është gjëja që më bën më të lumtur. Natyrisht që më pëlqen të shënoj gola dhe të jap asiste, por preferoj që skuadra të bëjë mirë dhe atë që kërkon trajneri”.