Rrustem Aliaj ka bërë të ditur se është dorëhequr nga klubi i futbollit Suhareka.
Skuadra e Suharekës e përmbylli vjeshtën në mes të tabelës (vendi i pestë) në elitën e futbollit të Kosovës, me gjithsejt 25 pikë.
Cila është arsyeja që Aliaj jep dorëheqje.
“Të nderuar qytetar të komunës së Suharekës, adhurues të futbollit, dashamirë të klubit tonë, kryesi, staff, futbollistë dhe gjithë pjesëtarë të klubit ju njoftojmë për dorëheqjen nga pozita e presidentit të klubit z.Rrustem Aliaj vendimi për dorëheqje është një hap për të sjellë ndryshime ose për të hapur rrugën për një vizion të ri në klub.
Rrustem Aliaj ka pasur një ndikim të madh dhe ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në klub.
Të kesh një president që ka shërbyer me nder dhe krenari është një vlerë e madhe për një ekip.
Shprehim mirënjohjet tona ndaj tij. Urimi për suksese në të ardhmen tregon respektin dhe vlerësimin për kontributin e tij.
Në ditët në vijim mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së re do të përcaktojë drejtimin që do të ndjekim në të ardhmen. Një lidership i fortë dhe me vizion është kyç për të vazhduar sukseset dhe për të përmirësuar më tej performancën.
Faleminderit për gjithqka president do mbetesh në historinë e klubit si president historik dhe shumë i respektuar”, njofton FC Suhareka.