Situatë absurde ajo që po ndodh me skuadrën e Barcelonës

Futboll

Situatë absurde ajo që po ndodh me skuadrën e Barcelonës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 17:04
Lojtarët e Barcelonës

Situatë absurde ajo që po ndodh me skuadrën e Barcelonës.

Klubi katalanas rrezikon të humbasë një nga yjet e skuadrës, Dani Olmon, për shkak të problemeve të mëdha financiare që ka.

Katalanasit e kishin regjistruar futbollistin e blerë për 42 milionë euro nga Lajpcig duke përfituar nga dëmtimi i Kristensen edhe pse nuk plotësonin kushtet e fair play financiar.

Por tashmë për të regjistruar edhe në pjesën e dytë të sezonit lojtarin, atyre u duhet të përmbushin kërkesat financiare që ka La Liga, e cila i ka bërë të qartë se duhet të ulë shpenzimet ose të shesë lojtarë nga kontingjenti aktual.

La Liga nuk ka pranuar dokumentet e Barcelonës, e cila ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë të re me Nike dhe në bazë të saj do të ketë fitime shumë më të mëdha në vitet në vijim. Sipas autoritetit në fjalë, katalanasit duhet të sigurojnë 60 milionë euro duke shitur futbollistë apo duke ulur rrogat, si mënyra e vetme për të përmbushur kriteret që janë të barabarta për të gjithë.

Megjithatë, katalanasit i janë drejtuar një gjykate në Barcelonë duke kërkuar që si Dani Olmo, ashtu edhe Pau VIktor, të kenë mundësinë të aktivizohen si aktualisht deri në verën e vitit 2025, e më pas klubi të zgjidhë përfundimisht çështjen e tyre. Vendimi i gjykatës pritet më datë 27 dhjetor. Nëse ai do të jetë kundër Barcelonës, nga data 1 janar të dy lojtarët do të cilësohen të lirë për t’u larguar, me katalanasit që nuk do të kenë mundësi financiare për t’i mbajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat