Rumania e ka hallin e vetë, sepse për provokimet e turpshme që bënë tifozët e tyre ndaj Kosovës, do të luajnë pa shikues ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Rumani – Bosnjë, pa shikues në ndeshjen e parë të kombëtares në 2025?
Përgjigja e Mihai Stoichita”, shkruan mediumi rumun “Sport”.
“Sipas orarit, megjithatë, nuk do të përballemi as me San Marinon, as me Qipron, por me Bosnjën më 21 mars, në raundin e parë të eliminatoreve të Kampionatit Botëror në futboll.
E sa i përket ndeshjes Rumani – Bosnje, mbetet shpresa që kjo ndeshje të mos luhet me dyer të mbyllura. Sepse Federata Rumune e Futbollit (FRF) apeloi dënimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS)", shkruan më tej.
I pyetur për këtë qasje nga “Fanatik”, Mihai Stoichita, kreu i Komisionit Teknik të FRF, dha detajet më të fundit: “Në janar mendoj se do të marrim një përgjigje nga CAS, nuk e di se çfarë do të jetë...
Por, nga këndvështrimi ynë është bërë gjithçka që duhej të kontestohej dhe të shohim se çfarë vendimi CAS do të bëjë".