Kontrata e mesfushorit të Gjermanisë, Jamal Musiala, me Bayern Munchenin përfundon në verën e vitit 2026.
Por bisedimet për rinovimin e kontratës janë duke vazhduar.
Kështu ka deklaruar Musiala të martën gjatë një interviste për “Suddeutsche Zeitung”.
“Diskutimet janë duke vazhduar, nuk mund të them asgjë më shumë për këtë. Vendimi duket se nuk është ende i afërt.
Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë. Për mua është qëllimi të argëtohem, të punoj, të vazhdoj të përmirësohem.
Shpresoj të fitoj ndeshje dhe të fitoj tituj”, ka deklaruar Musiala.
Musiala së bashku me Harry Kanen janë golashënuesit më të mirë këtë edicion për Bayernin.
Musiala në 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me 14 gola dhe gjashtë asistime.
Ndërsa Kane në 20 ndeshjet e luajtura ka 20 gola dhe nëntë asistime.