Mbrëmë u bë promovimi i monografisë së klubit të futbollit me renome Prishtina por i pranishëm nuk ishte ish drejtori dhe anëtari i kësaj skuadre, Arbon Desku.
Promovimi u bë në “Swiss Diamond” në Prishtinë, ku Desku mungoi për shkaqe objektive.
Desku ka fjalët më të mira për klubin më të suksesshëm në histori, FC Prishtina.
“Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të Klubit të Futbollit Prishtina, nga zemra ju uroj 100-vjetorin e këtij klubi të madh dhe me traditë të pasur. Është një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment krenarie për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e historisë dhe suksesit të tij.
Fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve në Gjermani, nuk pata mundësi të jem fizikisht pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, por mendja dhe zemra ime janë me ju.
Urime për këtë përvjetor dhe suksese të mëtejshme në çdo hap të ardhshëm!”, ka thënë Desku.