Vllaznia nuk gjen qetësi në mbrojtje

Futboll

Vllaznia nuk gjen qetësi në mbrojtje

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 18:19
Vllaznia

Reparti i mbrojtjes është ai që është shfaqur si më problematiku në këtë gjysmë të parë të sezonit për Vllazninë. Shkodranët kanë pësuar 25 gola në 19 javë, që janë shumë për një ekip që ka pretendime madhore.

Për këtë arsye, me merkaton që hapet së shpejti, drejtuesit e klubit kuqeblu janë vënë në kërkim të futbollistëve për të përforcuar prapavijën.

Nga sa mëson gazeta, kuqeblutë po studiojnë tregun vendas dhe atë në rajon për të përforcuar prapavijën.

Dhe kjo jo vetëm për faktin se disa futbollistë nuk kanë shfaqur atë çfarë pritet nga ata, por edhe nga dëmtimet e shumta që reparti i mbrojtjes ka pasur në veçanti. Ku duhet theksuar se ndaj Partizanit, për kuqeblutë mungoi edhe gjithë katërshja titullare e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat