Gattuso nuk e fali shqiptarin e Kosovës, tani i kap dy lojtarë nga fanella dhe i shtyn

Futboll

Gattuso nuk e fali shqiptarin e Kosovës, tani i kap dy lojtarë nga fanella dhe i shtyn

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 18:33
Pamje

Gennaro Gattuso vazhdon me të njëjtin temperament si trajner ashtu siç ishte edhe si futbollist. Aktualisht nën drejtimin e Hajdukut të Spliitt,

Gattuso ndodhet me ekipin e tij në vendin e parë të renditjes me të njëjtën kuotë me Rijekën, 36 pikë.

Gennaro Gattuso nuk e ka falur edhe futbollistin nga Kosova., Leon Dajaku, para pak ditëve e ka sanksinuar duke e lënë jashtë, tani bën një gjest tjetër.

Por ndeshja e fundit e Hajdukut ishte jo pak emocionuese, në transfertën e Shibenikut, atje ku fitorja ishte detyrim. Livaja do të shënonte në minutën e 74 golin e parë për Hajdukun, ndërsa vendasit barazuan në 1-1 në minutën e 89.

Vetëm dy minuta më vonë, Krovinoviq, lojtari i Hajduk Splitit, solli golin e avantazhit dhe të fitores, 1:2.

Duke parë gjithë dramën e kaluar në ato pak minuta, futbollistët e Hajduk shkuan për të pirë pak ujë dhe për t’u qetësuar nga gjithçka ndodhi në fare pak minuta.

Por lojtarët nuk kishin llogaritur reagimin e Gennaro Gattusos.

Trajneri i ka kapur nga fanella futbollistët dhe i ka shtyrë me forcë drejt fushës, për të mos i lejuar që të pinë ujë.

Ky reagim “i çmendur” i Gennaro Gattuso ka marrë duartrokitjen e tifozëve që cilësojnë se trajneri i tyre nuk donte asnjë lloj qetësimi apo ulje përqendrimi në ato pak minuta shtese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat