Telashe te Milani. Lojtarët kryesorë të skuadrës po mendojnë që tani largimin nga “Djalli”, sepse nuk shohin të ardhme në klubin italian.
Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, trajneri Paulo Fonseca ka probleme me mbrojtësin Theo Hernandez.
Kjo po e shtyn francezin të mendojë largimin. Ai ka kuptuar se nuk është më një lojtar i pazëvendësueshëm për teknikun e ri të Milanit, i cili ka një sistem tjetër meritokracie dhe nuk e sheh ish-lojtarin e Real Madridit si titullar.
Kjo i ka nxehur gjakrat dhe Theo pritet të reagojë duke flirtuar me klube të tjera. Real Madrid dhe Bayern kanë shprehur interes për të, pa harruar Manchester City dhe Manchester United.