Ish-sulmuesi, fituesi i Topit të Artë në vitin 2001, e deklaroi një gjë të tillë më 16 gusht!
“Manchester City do të luftojë për të hyrë në top 4 në ligë”.
Në mes të krizës së skuadrës së Guardiolës, e cila ka humbur shtatë herë në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, këto fjalë sigurisht që nuk janë befasuese, por ka nga ata që e kishin parashikuar që në verë, më konkretisht 16 gushtin e kaluar.
Ky është Michael Owen, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Liverpool-it, i cili fitoi Topin e Artë në 2001, profecia e të cilit po shpërthen në mediat sociale në Angli këto ditë, duke e shndërruar atë në një lloj parashikuesi.
“Titulli është në duart e Manchester Cityt, por unë mendoj se ata mund të pengohen këtë vit – tha Owen – Sezonin e kaluar ata bënë një udhëtim të jashtëzakonshëm, por në një moment do të përfundojnë duke dështuar”, shtoi ai, duke folur për fundin e një cikli dhe gjithashtu duke theksuar pasojat e mundshme të hetimit të krimit financiar në vazhdim.