Raportet mes futbollistit Marcus Rashford dhe trajnerit të Manchester Unitedit, Ruben Amorim, janë mjaft të tensionuara.
Rashfordi nuk u ftua nga Amorimi në tri ndeshjet e fundit të Unitedit.
Mësohet se Rashfordi nuk u ftua për shkak të paraqitjes jo të mirë në stërvitje.
Amorimi të martën deklaroi se ishte vendimi i tij që mos ta ftonte futbollistin anglez.
“Lënia jashtë e Marcus Rashfordit është vetëm vendimi im. Ai dëshiron të luajë, ai po përpiqet.
Unë po i bëj gjërat sipas mënyrës sime dhe kjo është e vetmja mënyrë që di. E di se çfarë po bëj. Kur ta ndiej se është momenti i duhur do të ndryshoj diçka.
Deri atëherë do të vazhdoj të mendoj se çfarë është më e mira për ekipin”, theksoi Amorim, shkruan të martën “The Guardian”.
27-vjeçari Rashford është zhvilluar si futbollist tek Unitedi.
Këtë edicion në 24 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, 27-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime..