Po shlyejnë një borxh 115 milionë dollarë

Futboll

Po shlyejnë një borxh 115 milionë dollarë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Shumë klube mund të pretendojnë që kanë një tifozeri të zjarrtë, por pak tifozeri mund të bëjnë atë që po realizojnë mbështetësit ë klubit të Korinthinas në Brazil.

Ata kanë nisur një fushate të gjerë për të siguruar shlyerjen e një borxhi që po mban peng zhvillimin e klubit të tyre.

Drejtuesit morën kredi për të ndërtuar stadiumin që duhej të mbarohej në kohë për Botërorin 2014.

Por që nga ajo kohë, nuk është shlyer ende kredia dhe kjo ka bllokuar rritjen e klubit dhe investimet në ekip. Kësisoj, grupimi më i zjarrtë i ultrasve të Korinthians, “Gaviões da Fiel”, kanë vendosur të marrin përsipër ata shlyerjen e këtij borxhi për 700 milionë real, rreth 115 milionë dollarë.

Që nga muaj nëntor, ata i kanë kërkuar që të gjithë tifozëve të bëjnë donacione sipas mundësive dhe të kontaktojnë persona të gatshëm të bëjnë donacione të tilla, për t’ia paguar më pas shumat bankave ndaj të cilave janë kreditë.

Çdo 3-4 ditë, një shumë e caktuar u çohet bankave duke shlyer pjesë të borxhit dhe sipas informacioneve më të fundit të publikuara nga ky grupim pas pagesë së 14, është shlyer një e treta, pasi janë paguar mbi 270 milionë real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat