Ismaila Sodiq bëhet blerja e 12-të e Partizanit në pesë vitet e fundit.
Partizani ka paguar 50 mijë euro te klubi i Remo Stars në Nigeri për kartonin e tij. Të kuqtë janë klubi më blerës në Superiore, pasi kanë shpenzuar afro 710 mijë euro për afrimin e lojtarëve.
Blerja më e madhe e Partizanit është ajo e Kristian Mba nga Trepça në Kosovë për shifrën e plot 180 mijë eurove.
Nga këto transferime, deri më tani Partizani ka arritur të shesë vetëm Carën, Rrapajn dhe Hadrojn. Përmes këtyre shitjeve, mund të themi se Partizani ka dalë “me të vetat”.
Në total ata kanë arkëtuar afro 900 mijë euro nga këto tri shitje, 200 mijë më shumë seç kanë shpenzuar për shitje në këtë gjysmë dekade. Gjithsesi, një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë ende në skuadër dhe mund t’i sjellin klubit të ardhura të tjera. Sakaq, Mensah, Murataj dhe Mëllugja janë larguar me parametra zero.
Partizanit i ka dalë shumë më mirë me lojtarët e ardhur falas si Skuka, Matondo apo Maget. Vetëm nga këta të tre ka fituar 2.4 mln euro.