Ish futbollisti i Interit, Goran Pandev, ish repezentues i Maqedonisë, ka qenë kundër Muhamed Sejdinit, i cili dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Pandev që ishte kundër shqiptarit, pra kritikë i madh, ,tani është shpërblye me pozitë të re, me pozitën e drejtori të kombëtareve.
“Pas mbledhjes së kryesisë së re të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe trajnerit të ekipit, Blagoja Milevski, seriozisht po hapet rruga për rikthimin e dy yjeve të mëdhenj të futbollit tonë në kombëtare.
Siç kanë theksuar disa herë gjatë dy ditëve të fundit kreu i ri i futbollit maqedonas, Masar Omeragiq dhe drejtori i ri i kombëtareve, Goran Pandev, Maqedonia duhet të llogarisë në të gjithë futbollistët më të mirë të kombëtares.
Sipas informacioneve që vijnë nga FFM-ja, Stefan Ristovski dhe Arijan Ademi kanë gjasa të mira për t'u rikthyer në kombëtare për ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit 2026, mbetet vetëm të presin konfirmimin zyrtar”, ka shkruar mediumi maqerdonas “Sportsport”.