De la Fuente: 2024 vështirë të përmirësohet

Futboll

De la Fuente: 2024 vështirë të përmirësohet

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 00:25
Luis de la Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për mediat duke analizuar vitin që po përfundon: "Objektivisht ky 2024 është i vështirë për t'u përmirësuar. Unë them gjithmonë se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë. Jemi të lumtur për sukseset e arritura dhe për objektivat historik që arritëm për të fituar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian duke luajtur futboll të shkëlqyer”.

Çfarë la Kampionati Evropian?

"Ne shkuam hap pas hapi dhe kuptuam se mund t'ia dilnim. Kjo më dha një ndjenjë krenarie. Rikuperuam frymën e vitit 2010, atë të cilës i referohesha gjithmonë. Ajo që na nxori të gjithëve në rrugë për të festuar”.

Cili ishte fillimi i gjithë kësaj?

"Liga e Kombeve ishte fara e gjithçkaje që po ndodh sot. Na vendosi në vitrinën e mediave ndërkombëtare, si një ekip i fuqishëm. Për mua Liga e Kombeve është po aq e vështirë sa një Kupë Evropiane. Për më tepër, ne ishim të parët që fituam dy tituj radhazi të Ligës së Kombeve”.

Cili është objektivi i radhës?

"Ne të gjithë po e shikojmë Kupën e Botës 2026 me cepin e syve tanë. Është ngjarja më e rëndësishme në futboll. Por për të arritur mirë në Kupën e Botës ne duhet të vazhdojmë të konsolidojmë idenë dhe projektin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat