Nga Salah, Messi e CR7, sa shumë yje në skadencë kontrate

Futboll

Nga Salah, Messi e CR7, sa shumë yje në skadencë kontrate

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 09:57
Futbollistet

Bota e merkatos ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit, tani yjet e futbollit nuk preferojnë të lidhen me kontrata afatgjatë, ose më saktë nuk preferojnë të shkojnë drejt rinovimit, për të firmosur më pas kontrata të majme në aspektin personal pasi transferohen falas. Me janarin që është shumë pranë, të shumë janë lojtarët “big” që futen në vitin që i përfundon kontrata, në 2025, për këtë arsye duhet të largohen në janar, ose fals në fund të vit.

Një prej yjeve më të çmuar është Mohamed Salah, me sulmuesin egjiptian që është futur në vitin që i përfundon kontrata. Në të njëjtën situatë janë edhe dy titullarë të tjerë të Liverpool, Alexander-Arnold dhe Van Dijk.

Në të njëjtën kushte janë edhe në shtëpinë e Bayern Munich ku të paktën tre lojtarë janë me “valixhe në duar”, Kimmich, Sane dhe Davies. Në janar palët duhet të vendosin, të rinovojnë ose të largohen.

Në skadencë kontrate janë edhe tre legjenda të futbollit botëror, Messi, Ronaldo dhe Neymar. Dy të parët është thuajse e sigurt që do të rinovojnë me klubet respektive, ndërsa e paqartë edhe situata me Neymar.

Në listën e lojtarëve që janë futur në vitin që i përfundon kontrata janë edhe yje si De Bruyne, Dybala, Son i Tottenham apo Harry Maguire i Man.United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat