Tirana gati firmën me 23-vjeçarin

Futboll

Tirana gati firmën me 23-vjeçarin

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 10:45
Emmanuel Ernest

Hyrje – daljet te Tirana kanë nisur. Nga bardheblutë është larguar Arhan Isuf, teksa të tjerë pritet të zyrtarizhen, ndërkohë kryeqytetasit kanë rinovuar kontratën me Ermal Metan.

Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani ka shumë punë për të bërë dhe për këtë drejtuesit po vazhdojnë intensivisht punën për të gjetur lojtarë cilësorë për të përforcuar ekipin. Sipas shtypi të shkruar Tirana ka arritur marrëveshjen me një sulmues.

Bëhet fjalë për Emmanuel Ernest, i cili luan si sulmues qendre. Tashmë pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi në kryeqytet, i cili do të shtonte forcën në repartin e avancuar.

Në këtë sezon me skuadrën e FC Aarau në Zvicër në 15 ndeshje ka shënuar 4 gola. Vlera e tij në transfermerket është 200 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat